Sot, në kryeqytetin e Republikës së Kazakistanit është mbajtur ceremonia e hapjes së spitalit më të ri dhe më modern.
Hapjen e këtij spitali të rëndësishëm e bëri Presidenti i Republikës së Kazakistanit, Kassym-Jomart Tokayev, së bashku me Presidentin e Mabetex Group, Afrim Pacolli.
Është një ditë shumë e veçantë për Mabetex Group që të dorëzojë me shumë sukses një projekt tjetër të rëndësishëm, spitalin me teknologjinë dhe paisje medicinale më të avancuar dhe me arkitekturë moderne deri më tani.
Pacolli falënderoi klientin në Kazakistan për besimin e dhënë që të realizojë këtë projekt, gjithë familjen Pacolli, dhe të gjithë bashkëpunëtorët pa marrë parasysh nacionalitetin, që kanë kontribuar për realizimin e këtij projekti.
“Zoti i bekoftë të gjithë dhe na prift e mbara së bashku në realizimin e objekteve tjera në proces”, përfundon Pacolli./arbresh.info/
Shënohet 25-vjetori i bashkëpunimit mes Kosovës dhe Gjermani...
Dubois ‘i fik dritat’ Joshuas dhe mbron titullin...
Sekretet e mbijetesës në orbitë
”Google” shton rregullat, kontrolle kundër falsifikimeve dhe...
Kur barnat kundër dhimbjeve fillojnë të ndikojnë?
Consumer Reports zbulon dhjetë veturat më të mira dhe më të ...