Google ADS

Fillon takimi i Kurtit me Begaj

13:53 | 15 Gusht 2022
arbresh.info

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj.

Begaj po qëndron në Kosovë në vizitën e parë jashtë vendit, si president i Shqipërisë.

Ai është pritur me ceremoni shtetërore nga presidentja Vjosa Osmani.

Begaj është pritur në takim edhe nga kreu i Kuvendit, Glauk Konjufca.

Gjatë ditës ai do të bëjë homazhe edhe tek varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova, dhe në Prekazin legjendar./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme