“Vij si në shtëpi, si bir e vëlla”, thotë presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, që vizitën e parë në krye të vendit po e bënë në Kosovë.
“Jam I nderuar të jem në Prishtinë në vizitën e parë si president, që shënon lidhjen tonë të pandashme e vulosur ndër shekuj. Së bashku fituam luftën, bashkë do të luftojmë për ruajtur paqen”, deklaroi Begaj në një deklaratë të përbashkët për medie me presidenten Vjosa Osmani.
Begaj tha se realiteti i Kosovës së pavarur është i pakthyeshëm dhe se marrëveshja me Serbinë duhet të përcaktojë qartë njohjen e Kosovës.
“Lufta në Ukrainë na tregon se paqeja është delicate. Siguria me energjinë, ushqimin, ujin kërkojnë më shumë se kurrë bashkëpunim të shtuar. Shqipëria mbështetë plotësisht Kosovën për shtrirjen e sundimit të ligjit në tërë vendin. Realiteti i Kosovës së pavarur është i pakthyeshëm. Marrëveshje e detyrueshme ligjore që përcakton qartësisht njohjen reciproke, anëtarësimin e Kosovës në OKB dhe BE, dhe respektimin e të drejtave të komuniteteve”, deklaroi Begaj.
Gjatë qëndrimit në Kosovës ai do të takohet edhe me kreun e Kuvendit Glauk Konjufca, dhe kreun e ekzekutivit Albin Kurti./arbresh.info/
Sulmi me granatë dore dëmton objektin e Komunës së Zveçanit ...
Izraeli thotë se libanezët e kanë të ndaluar të lëvizin në j...
Tërmet në Itali, me magnitudë 4.2
Kumbaro uron Ditën e 80-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë: ...
Real Madridi gjen më në fund zëvendësuesin e Toni Kroosit, s...
Magjistralja Ferizaj-Prishtinë vërshohet nga uji