Google ADS

Tahiri: Po na matet pulsi, nëse durojmë tash 2 orë, durojmë edhe 12 orë pa rrymë dimrit

11:15 | 15 Gusht 2022
A. B.

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, e ka quajtur “paralajmërim i një fushate psikologjike të Qeverisë Kurti” njoftimin e KEDS-it për rikthimin e reduktimeve të rrymës.

Tahiri ka shkruar në Facebook se kjo “është thirrje që të bëhemi gati për një dimër të gjatë”.

“Paralajmërimi i reduktimeve në pikë të verës, është asgjë më shumë se paralajmërim i një fushate psikologjike të Qeverisë Kurti.
Është thirrje që të bëhemi gati për një dimër të gjatë. Është test i durimit, është test i manovrimit, është test i mashtrimit”, shkroi ai.

“Po na matet pulsi, që nëse durojmë 2 orë verës, do të mund të duronim edhe 12 orë dimrit. Kësaj duhet thënë stop tani, ndryshe do jetë vonë!”, ka shtuar Tahiri./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme