Vazhdon operacioni “Brezovica”

10:37 | 15 Gusht 2022
A. B.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka njoftuar opinionin publik se në koordinim dhe bashkëpunim me Drejtorinë e Krimeve të Rënda, Inspektoratin e Minsitrisë së Mjedisit, Departamentin e Mbrojtjes së Mjedisit, Inspektoratin e komunës, Drejtorinë e Parkut Kombëtar “Sharri” dhe Agjensinë Kadastrale të Kosovës, edhe sot, janë duke vazhduar operacionin për identifikimin dhe regjistrimin e vikend-shtëpizave në zonën e Brezovicës.

Qëllimi i këtij operacioni është identifikimi i ndërtimit të të gjitha objekteve në zonat e mbrojtura të parkut kombëtar se në cilat zona janë ndërtuar ato, a posedojnë leje ndërtimore dhe të njëjtat a janë në pajtim me ligjin.

Ky aksion i sotëm është vazhdimësi e aksioneve të mëhershme në zonën e Brezovicës./arbresh.info/

Të ngjashme