Mospërshtatja e shpejtësisë, vetaksidentohet motoçiklisti në Ferizaj

10:13 | 15 Gusht 2022
A. B.

Dy persona kanë pësur lëndime trupore pasi janë vetaksidentuar me motoçikletë.

Rasti ka ndodhur dje në fshatin Rahovicë të Ferizajit, rreth oërs 14:57.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, deri të aksidenti ka ardhur nga mospërshtatja e shpejtësisë, ku drejtuesi i motoçikletës humbi kontrollin dhe doli jashtë rrugës.

“Fsh. Rahovicë, Ferizaj 14.08.2022-14:570. I dyshuari mashkull kosovar derisa ishte duke drejtuar motoçikletën dyshohet se nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë, ka shkaktuar vet-aksident duke humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rruge. Si pasojë, lëndime kanë pësuar drejtuesi i motorit dhe pasagjeri mashkull kosovar, lëndime për të cilat kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raport. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme