Google ADS

Gjendja në pikat kufitare, deri në tri orë pritjet në orët e mëngjesit

09:22 | 15 Gusht 2022
A. B.

Edhe mëngjesin e 15 gushtit ka kolona nëpër pikat kufitare që të largojnë nga Kosova.

Kështu në pikën kufitare në Merdarë pritjet janë më shumë se 3 orë, ndërsa, kolonat janë të gjata deri në 2 km.

Në pikën kufitare Dheun e Bardhë pritjet për të dal nga Kosova janë deri në 2 orë ndërsa kolonat janë të gjata deri në 800 metra.

E gjendje më e mirë është në pikat tjera kufitare ku pritjet për të dal nga vendi janë 5 deri në 10 minuta.

Gjatë kësaj kohe, pikat kufitare ngarkohen për shkak të largimi të mërgimtarëve nga Kosova. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme