Vlora Çitaku, nënkryetare e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka thënë se beteja e vërtetë tash është energjia e jo “luftërat imagjinare në kokën e Kryeministrit”.
Ajo i është referuar njoftimi të KEDS-it, ku nga sot do të ketë reduktime të energjisë elektrike.
“6-2 orari i reduktimeve në mes të Gushtit, kur niveli i konsumit është i ultë. Mund ta marrim me mend se si do të jetë dimri në Kosovë këtë vit”, ka shkruar ajo në Facebook, të hënën.
Sipas saj, dikush duhet të jap përgjegjësi për këtë situatë.
“Dikush duhet me dhanë përgjegjësi për sabotimet e njëpasnjëshme të secilit projekt i cili do të rriste pavarësinë energjetike të Kosovës”.
Çitaku ka shtuar se sigurimi I energjisë është çështje e sigurisë kombëtare.
“Këto janë betejat e vërteta, e jo luftërat imagjinare në kokën e Kryeministrit”, ka thënë Çitaku./arbresh.info/
SHBA do të rrisë prodhimin e raketave
Barcelona mbetet sërish pa Torresin
Kushtetuesja shtyn për janar shqyrtimin e kërkesës së ish-kr...
“Mua më pëlqen është çikë e mirë”, Driloni flet me Rovenën p...
Rama vijon traditën, ndan medalje ari për 188 nxënësit eksel...
Izraeli konfirmon për herë të parë vrasjen e liderit të Hama...