Rasti i një 16-vjeçari nga Senegali, i cili u qëllua dhe u vra nga policia në Dortmund me automatik “për vetëmbrojtje”, sikurse njoftojnë, ka shkaktuar reagime në Gjermani.
Policia ishte lajmëruar nga një partner i shërbimeve të mirëqenies, duke folur për një refugjat të ri, të pashoqëruar, me sjellje të paqëndrueshme psikologjikisht, i cili mbante një thikë dhe rrezikonte të vriste veten, siç thekson Deutsche Welle.
Në vendngjarje kanë shkuar 11 efektivë të policisë, të cilët fillimisht kanë përdorur sprej piper dhe një taser (armë policie me rrymë elektrike), pa efekt. Tensioni është përshkallëzuar, ku 16-vjeçari ka kërcënuar me thikë policinë. Më pas u dëgjuan gjashtë të shtëna nga një automatik MP 5. Pesë plumba qëlluan për vdekje të riun, i cili u dërgua në spital, por nuk u mbijetoi plagëve të marra.
Oficeri 29-vjeçar që ka qëlluar do të përballet me akuzën e vrasjes nga pakujdesia, por hetimet janë në vijim. Në fakt, brenda pak ditësh kishte pasur tre incidente të ngjashme në Frankfurt, Këln dhe në qytetin Oer-Erkenswick, në Luginën e Ruhrit.
Ngjarja në Dortmund kishte shkaktuar protesta ku qytetarë dolën në rrugë me parrulla “Vrasës, vrasës”, kundër policisë.
Thomas Feltes, profesor emeritus në Universitetin e Bochum-it, ka dyshime serioze për sjelljen e policisë. Siç shprehet ai për Deutsche Welle-n, “policia në periferitë veriore të Dortmundit nuk është e spikatur për prirjen e saj për t’u qëndruar larg kritereve racore. Herë pas here ka kontrolle me motive racore”, tha ai./Opinion.al
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...