Pse shumë njerëz janë gati të vdesin në shërbim të një idhulli aq të padenjë sa Donald Trump?

00:08 | 15 Gusht 2022
Trina Galanxhi

Të enjtën pasdite, një burrë të cilin autoritetet e kanë identifikuar si Ricky Shiffer u qëllua dhe u vra në një përplasje me oficerët e policisë pasi u përpoq të hynte në një zyrë të FBI-së në Cincinnati.

Raportet sugjerojnë se ai ishte motivuar nga mbështetja e madhe ndaj ish-presidentit Donald Trump dhe nga zemërimi që kishte me FBI-në pas kërkimit në resortin Mar-a-Lago të Trump.

Të enjten në mbrëmje, The Post raportoi se sipas burimeve, kërkimi i FBI-së në Mar-a-Lago kishte për qëllim pjesërisht gjetjen e “dokumenteve të klasifikuara në lidhje me armët bërthamore”.

Përgjigja e Trump, ishte një postim në Truth Social, platforma që ai themeloi, duke deklaruar, “Çështja e armëve bërthamore është një mashtrim” dhe një sugjerim i rremë se “Barack Hussein Obama” kishte bërë diçka të ngjashme.

Por çfarëdo që mund të mësojmë për motivimet e Shiffer dhe rezultatet e kërkimit të FBI-së, një gjë është e qartë: numri i njerëzve që kanë vdekur në shërbim të një idhulli aq të padenjë sa Donald Trump është tragjik.

Zoti e di, që Trump nuk është i vetmi person, ndjekësit e të cilit sillen në mënyrë të tillë. Fansat e guximshëm të Johnny Depp dhe ata që morën pjesë në luftën online të reperit Kanye West kundër aktorit Pete Davidson janë prova se kryqëzatat e tmerrshme të të gjitha llojeve nuk do të mungojnë kurrë për rekrutët.

Por kjo ndryshon kur njerëzit fillojnë të vdesin. Katër nga mbështetësit e Trump vdiqën në trazirat e 6 janarit 2021 në Kapitol: Ashli Babbit, e cila u qëllua teksa po përpiqej të ngjitej nga një dritare e thyer; Kevin Greeson, i cili pësoi një atak kardiak; Benjamin Philips, i cili u qëllua dhe Rosanne Boyland, shkaku zyrtar i vdekjes së së cilës ishte nga amfetamina.

Christopher Stanton Georgia vdiq nga vetëvrasja më vonë atë muaj pasi u arrestua nën akuzën për hyrje të paligjshme në ndërtesë. Ai u deklarua i pafajshëm para vdekjes së tij.

Tani vjen vdekja e Shiffer, i cili gjithashtu ishte me sa duket në Kapitol më 6 janar. Disa mund të tundohen të krijojnë distancë nga këto tragjedi përmes ironisë, ose duke i trajtuar besimtarët e Trump si të çuditshëm. Një artikull i vitit 2020 në New York Times fliste për një fermer të ve në Indi, i cili e cilësoi Trumpin si një hyjni personale, më pas vdiq pasi refuzoi të hante kur Trump doli pozitiv mr Covid-19.

Një trishtim i vërtetë qëndron pas  këtyre historive. Ashli Babbitt po kërkonte një motiv për të vazhduar përpara sepse karriera e saj ushtarake nuk po ecte dhe kompania e saj e pishinave ishte në prag të falimentimit.

Teoria e konspiracionit QAnon – e cila e ka cilësuar Trumpin si një mburojë kundër një “grupi të fshehtë pedofilësh të fuqishëm”- i dha Rosanne Boyland-it një dritare për të parë botën ndërsa luftonte me varësinë nga droga.

Absurditeti dhe shkaku për të cilin këta njerëz kanë vdekur vetëm sa e shton tmerrin e vdekjes së tyre.

Por si ka mundësi që askush, asnjë institucion, nuk mund të ofrojë diçka më thelbësore sesa zbrazëtia e dukshme e Trump dhe Trumpizmit?

Një pjesë thelbësore e magjisë malinje të Trump është papërshkueshmëria e tij. Provoni të nxirrni në pah arrogancën e tij dhe ndjekësit ju vënë në shënjestër. Sugjeroni që Trump po i mashtron ndjekësit e tij dhe ju do akuzoheni si “lodër e shtetit”. Sipas mbështetësve të tij, nuk ka asnjë akt, për të cilin vetë Trump mund të jetë përgjegjës.

Megjithatë, duhet të shqetësohemi për sigurinë e banorëve të Trumpland. Pavarësisht çfarë ata mendojnë, ne duhet të kujdesemi për ta, sepse njerëzit që vdesin për Donald Trump çdo ditë mund të marrin të tjerë me vete.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme