Gentian Zenelaj flet për martesën: ‘Gruaja bën ligjin’

23:41 | 14 Gusht 2022
Trina Galanxhi

Gentian Zenelaj i ftuar në një emision, nuk i ka shpëtuar pyetjeve rreth marrëdhënies me bashkëshorten. Duke vlerësuar gruan e tij, ai tregoi ‘pa doreza’ edhe vështirësitë që kishin kaluar të dy si çift.

Artisti pranoi se në shtëpi ligjin e bën gruaja e tij.

“Në shtëpinë tonë e bën ligjin gruaja, e cila ka dashur Zoti që të ishte Aida, kështu që gruaja.”, theksoi aktori duke folur më pas dhe për martesën.

“Martesa ime ka qenë një malore, malore, malore, jo në aspektin e marrëdhënies time me Aidën, por realisht e kemi nisur me një shtëpi të palyer. E kemi nisur me mobilje të kohës së Enverit dhe me një biçikletë. Ma beso që çdo gjë në këtë jetë e kam vendosur bashkë me Aidën.”, tha aktori i mirënjohur.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme