Persona të panjohur vjedhin 4 ton drithëra në Graçanicë

10:10 | 14 Gusht 2022
A. B.

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur dje rreth orës 14:04 në Graçanicë.

Një person ka raportuar se disa persona të panjohur kanë vjedhur rreth 4 tonë drithëra nga objekti i tij i vjetër.

Policia njofton se rasti është duke u hetuar.

“Graqanicë 13.08.2022-14;04. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur nga objekti i tij i vjetër kanë vjedhur një sasi drithëra në peshë rreth katër (4) tonë. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme