Në Trieste ndodhet plazhi i vetëm në Evropë, i cili është ndarë sipas gjinisë.
Pra meshkujt dhe femrat janë të ndarë me një mur betoni mes tyre rreth 3 metra të lartë, teksa në anën e grave lejohen të lahen dhe fëmijët.
Plazhi në Trieste i njohur si Pedoncina, ka një mur që fillon nga rëra dhe deri disa metra në det, duke bllokuar tërësisht pamjet nga njëra anë e plazhit në tjetrën.
Duket se ky është një investim më së shumti i dobishëm për femrat, raporton gazetarja italiane Ilaria Dalle Palle, në emisionin e mëngjesit, të cilat tani mund të marrin rreze të lirshme dhe pa u vënë në siklet.
Ndërkohë kërkesat dhe frekuentimi i tij është rritur mjaft vitet e fundit.
Muri në fakt, daton rreth shek të 19, ndërsa në vitin 1960 ai u dëmtua dhe u shemb. Ishin banorët e Triestes që kërkuan që muri të rindërtohej sërish për të ndarë burrat nga gratë./oranews
Lewandowski zbulon se ishte afër bashkimit me Man Utd
“Ishalla veç vazhdon edhe jashtë”, Arioni përmallohet shumë ...
Vrasja e 14-vjeçarit, qytetarë dhe prindër mblidhen para Min...
Kica – Xhelili duartroket fjalimin e vjetor të Osmanit
Vetaksident në rrugën Malishevë-Arllat, lëndohet një person
Suedia pritet të ankohet për shkak të humbjes së Kosovës me ...