Google ADS

Vuani nga dhimbjet e shpeshta të kokës? Mos merrni ilaçe, por konsumoni këto ushqime

22:34 | 12 Gusht 2022
Trina Galanxhi

Vuani nga dhimbje koke të shpeshta dhe të padurueshme? Nëse po, mor rendni duke marrë menjëherë ilaçe, por hani këto ushqime.

Spinaqi

Ja një arsye më shumë për të përfshirë spinaqin në dietën tuaj. Përveç lëndëve të tjera ushqyese, spinaqi është i pasur me riboflavin, një lloj vitamine B që është treguar se ndihmon në parandalimin e migrenës.

Peshku i yndyrshëm

Peshku me yndyrë omega-3 nuk është i mirë vetëm për pamjen tuaj. Vetitë e tyre anti-inflamatore duket se janë në gjendje të zvogëlojnë dhimbjen kronike të kokës dhe të ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjeve të bezdisshme.

Susami

Një farë e vogël me përfitime të mëdha për shëndetin tuaj. Përveç vlerave të larta ushqyese, susami është i pasur me vitaminë E, një lëndë ushqyese që stabilizon nivelet e estrogjenit, duke parandaluar migrenën. Është gjithashtu i pasur me L-argininë, e cila mund të ndihmojë në parandalimin e dhimbjeve të forta të kokës dhe migrenës.

Bajame

Bajamet, për shkak të magnezit që përmbajnë, ndihmojnë në parandalimin e migrenës. Me 80 miligramë magnez për racion, bajamet mund të ndihmojnë në parandalimin e migrenave të dhimbshme.

Kafeina

Gjithmonë në moderim, kafeina mund të ndihmojë me dhimbjet e kokës. Një filxhan kafe ose çaj jeshil ose i zi është në gjendje të qetësojë dhimbjen e kokës, kjo është arsyeja pse shumë qetësues përmbajnë një dozë të vogël kafeine. Megjithatë, nevojitet kujdes pasi marrja e tepërt e kafeinës do të ketë efektin e kundërt

Shalqiri

Opsioni më i freskët dhe më i shijshëm i verës që do t’ju ndihmojë të hidratoni. Shumë herë dhimbja e kokës vjen si pasojë e dehidrimit të organizmit dhe shalqiri me përmbajtje të lartë uji ju ndihmon të hidratoni dhe në të njëjtën kohë ju ofron mineralet e nevojshme që humbisni kur jeni të dehidratuar si magnezi dhe kaliumi.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme