Facebook po nxjerr mesazhe të reja të koduara, për të mbajtur të sigurta bisedat në Messenger.
Kriptimi i ri nënkupton që mesazhet mund të lexohen vetëm nga dërguesi dhe marrësi dhe se askush, përfshirë Facebook, nuk mund t’i përgjojë ato.
Kjo vecori e re aktualisht është në testim prandaj për momentin, përdoruesit janë në gjendje vetëm të kodojnë bisedat individuale të Messenger dhe duhet të zgjedhin për ta bërë këtë.
Në testin e ri, megjithatë, mesazhet do të kodohen si parazgjedhje, me përdoruesit që nuk do jenë të vetëdijshëm se funksioni është i aktivizuar.
Disa ligjvënës dhe zyrtarë kanë argumentuar se kriptimi duhet të kufizohet, në mënyrë që ata të mund të lexojnë më lehtë mesazhet e kriminelëve të dyshuar.
Grupet e të drejtave dixhitale dhe ekspertët e sigurisë kanë argumentuar megjithatë se nuk është e mundur të dobësohet enkriptimi vetëm për përdorues të veçantë dhe se siguria e shtuar kërkohet për të mbajtur mesazhet të sigurta.
Ky argument është intensifikuar pas përmbysjes së Roe V Wade në SHBA, mes argumenteve se mos kriptimi i mesazheve mund të detyrojë platforma të tilla si Facebook të dorëzojnë të dhëna për njerëzit që kërkojnë abort./Lapsi.al
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga
Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem
Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë...
Bislimi në takim me ministrin për Bashkimin Evropian të Polo...