Së fundmi klryeministri Albin Kurti, është deklaruar në lidhje me fushatën e intensifikuar që të lejohet shamia në shkolla.
“MASHT’i është duke përcjellur me vëmendje shqetësimin e disa qytetarëve për ndryshim të udhëzimit. Do ta kemi edhe projektligjin për liritë fetare që do ta sjellim në Kuvend. Qëndrimi im është se nuk duhet të ketë ndalim të shamisë dhe elementeve tjera fetare, por gjithashtu kam thënë se mosha 16 vjeçare është pragu. Kjo moshë do të duhej të ishte edhe mosha e votimit. Mosha 16 vjeçare është moshë e pragut për bartjen e shamisë”, deklaroi Kurti.
E pas kësaj deklarate kanë reaguar dy organizatorët e kësaj iniciative, Durim Berisha dhe Liridon Kurti.
Liridon Kurti përmes një shkrimi në facebook, ka falënderuar kryeministrin Kurti që po e dëgjon zërin popullor, por neve na duhet në letër vendimi për shfuqizimin apo ndryshimin e Udhëzimit Administrativ, tha ai.
Mjaft na kanë mashtruar të tjerët me fjalë. Tash po kërkojmë veprime konkrete, ka shkruar ai. /arbresh.info/
“Kam ardh nga Anglia për të festuar në Vlorë”, q...
Konjufca: Shqipëria dhe Kosova janë një dhe të pandashme
Sveçla: Gëzuar 28 Nëntorin, festën tonë kombëtare që do të n...
Berisha: Pavarësia, akt shpëtimtar nga Ismail Qemali
Krasniqi uron që ky nëntor të jetë i fundit pa çlirimtarët –...
Banorët ia urojnë njëri-tjetrin festën e 28 Nëntorit