Barcelona ka njoftuar zyrtarisht shitjen e një pjesë të konsiderueshme të Barça Studios, duke aktivizuar kështu levën e katërt ekonomike me synim përmirësimin e situatës së renduar financiare.
Barca po vazhdon të shesë të drejta televizive, por edhe të kompanisë së tyre Barça Studios në mënyrë që të përmirësojë financat e klubit dhe sot ka njoftuar me vendimin e fundit.
“FC Barcelona njofton shitjen e 24.5% të Barça Studios kompanisë Orpheus Media për një shumë prej 100 milionë euro”.
“Kjo shitje do të shërbejë për të përshpejtuar rritjen e strategjisë dixhitale, NFT dhe Web3 të Klubit”, thuhet në njoftim.
Marrëveshja plotëson atë të nënshkruar më 29 korrik me Socios.com dhe do të ndihmojë në përshpejtimin e rritjes së strategjisë dixhitale, pasi Orpheus Media, e menaxhuar nga Mr.Jaume Roures është një kompani prodhimi audiovizuale me një histori të gjatë në prodhimin e përmbajtjes,
Shitja u krye me autorizimin e Asamblesë së Përgjithshme të Anëtarëve të FC Barcelona më 23 tetor të vitit kaluar.
Me këtë investim thuhet se partnerët strategjikë në Barça Studios tregojnë besim në vlerën e projektit dhe të ardhmen e përmbajtjes dixhitale në botën e sportit.
Pas aktivizimit të kësaj leve ekonomike, plani i Barcelonës është të regjistrojë nënshkrimet e reja dhe më pas të vazhdoj me marrëveshje të tjera si Marcos Alonso, i rënë dakord me Chelsean dhe lojtarin një javë më parë.
FC Barcelona announces the sale of 24.5% of Barça Studios to the company Orpheus Media for an amount of 100 million euros. This sale will serve to accelerate the growth of the Club’s digital, NFT, and Web3 strategy.
More information 👉 https://t.co/Q7v9c8WFy7
— FC Barcelona (@FCBarcelona) August 12, 2022
Krasniqi: Që të rinjtë të qëndrojnë në Kosovë, atyre u duhet...
Pamje nga veriu, pas shpërthimit në kanalin e ujit në Zubin ...
Rusia thotë se ka bombarduar forcat antiqeveritare në Siri
Vota e emigrantëve, kreu i KQZ: 30 ditë nuk mjaftojnë për po...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, KEK shpreson në sanimin e shpejtë...
Kryetari i Zubin Potokut: Shpërthimi në Ibër Lepenc nuk ka d...