Google ADS

Tomori do ta rinovojë kontratën me Milanon

12:11 | 12 Gusht 2022
K.B

Fikayo Tomori është shumë afër dakordimit me Milanin për ta vijuar edhe më tutje bashkëpunimin.

Fabrizio Romano bën të ditur se  lojtari do të nënshkruajë kontratë të re pesëvjeçare që do ta mbajë atë në “San Siro” deri në vitin 2027.

Tomorri pati një sezon fantastik me “kuqezinjtë” që në fund të sezonit u shpallën kampionë të Serie A, pas plot 11 vitesh mungesë të këtij trofeu.

Aktualisht, vlera e tij në tregun e transferimeve është diku rreth 50 milionë euro.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme