Barcelona thuhet se po konsideron transferimin e mbrojtësit Hector Bellerin nga Arsenali.
Barcelona ka transferuar tashmë emra të njohur si Robert Leëandoëski, Raphinha, Jules Kounde, Franck Kessie dhe Andreas Christensen, teksa ka nënshkruar gjithashtu kontratë të re edhe me Ousmane Dembele.
Megjithatë, drejtuesit e klubit nga Camp Nou nuk duan të ndalen në këtë afat kalimtar të verës dhe synojnë edhe transferime tjera për t’i dhënë Xavit një ekip sa më konkurrues për të gjithë trofetë.
Një repart që drejtuesit katalunas dhe trajneri Xavi synojnë ta përforcojnë padyshim se është krahu i djathtë i mbrojtjes, për të cilin tashmë kanë një emër në listë.
Sipas gazetës Mundo Deportivo, Barcelona po konsideron nënshkrimin e mbrojtësit të krahut të Arsenalit, Hector Bellerin.
Interesimi për mbrojtësin e Arsenalit vjen pasi katalunasit dështuan ta transferojnë Cesar Azpilicueta nga Chelsea.
Mbrojtësi spanjoll pritet të largohet nga Topçinjtë si një transferim i lirë këtë verë dhe Barcelona mund të jetë destinacioni i tij i ardhshëm.
🔵🔴 ‘Bellerín, ofrecido’ pic.twitter.com/9kJ6tymOya
— Mundo Deportivo (@mundodeportivo) August 11, 2022
Ismet Bahtijarit i vazhdohet paraburgimi nga Specialja
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania di...
Vesa Luma shënon 20-vjetorin e karrierës së saj me koncert m...
Gjermani, AfD rekomandon daljen nga BE në programin e saj el...
Gjatë fundjavës priten reshje shiu dhe bore në Kosovë
Alisson zbulon klubin ku dëshiron të transferohet pasi të la...