Drejtoria Rajonale Gjilan, Stacioni Policor Kamenicë me datën 02.08.2022 ka pranuar një ankesë nga ankuesi Shqiptar, shtetas i Kosovës se në stallën e tij e cila gjendet ne fshatin Lisockë, Komuna e Kamenicës persona të panjohur dyshohet se kishin depërtuar me forcë nga ku kishin vjedhur disa pajisje bujqësore në një vlerë të konsiderueshme.
Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor Kamenicë pas një pune mirë të organizuar operative me datën 11.08.2022 kanë arritur që të e lokalizojnë dhe rrjedhimisht të e arrestojnë një të dyshuar Kosovar Shqiptar E.Z. (2002) i cili kishte kryer veprën penale dhe mjetet e vjedhura i kishte shitur tek i dyshuari dytë Kosovar Shqiptar R.R. (1968).
Mjetet e vjedhura janë konfiskuar nga Policia e Kosovës dhe i janë kthyer pronarit legjitim.
Dy të dyshuari janë intervistuar në bazë të procedurave ligjore në prani të avokatëve.
Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që rasti me kallëzim penal të procedohet në procedurë të rregullt në Prokurorinë Themelore në Gjilan. /arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...