Man Utd: Rashford nuk është në shitje

10:46 | 12 Gusht 2022
K.B

Manchester United insiston që sulmuesi i skuadrës, Marcus Rashford, nuk është në shitje.

Në mediat angleze raportohej se Paris Saint Germain është i interesuar për shërbimet e anglezit.

Mirëpo i menjëhershëm ka qenë reagimi i Man Utd, ata thanë se lojtari nuk është në shitje.

Rashford, ndonëse nuk performoi mirë në sezonin që lamë pas, vazhdon të jetë pjesë e planeve të skuadrës.

Kontrata e Rashford me ish-kampionët anglezë është e vlefshme deri në vitin 2023. /arbresh.info/

Të ngjashme