Katër të shtëna me armë zjarri, ndërhynë policia

08:57 | 12 Gusht 2022
arbresh.info

Katër të shtëna me armë janë raportuar në rajonin e Prishtinës vetëm të enjten.

Policia e Kosovës bënë të ditur se rastet kanë në ndodhur në Graçanicë, Prishtinë dhe dy fshatra të Prishtinës.

RAPORTI:

Graqanicë 11.08.2022 – 03:05. Raportohet se një person i pa njohur në parkingun e një diskoteke ka shtënë me armë zjarri dhe është larguar në drejtim të pa njohur. Janë gjetur dhe konfiskuar 6 gëzhoja. Rasti është duke u hetuar.

Rr. Shkelzen Haradinaj, Prishtinë 11.08.2022 – 10:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka shtënë në ajër me armë zjarri. Pushka gjysmë automatike dhe katër gëzhoja janë konfiskuar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Fsh. Koliq, Prishtinë, 11.08.2022-21:57. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka shtënë në ajër me armë zjarri. Në vendin e ngjarjes është konfiskuar një armë pistoletë me gaz, një karikator, dymbëdhjetë  fishekë dhe tri gëzhoja. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Fsh. Koliq, Prishtinë, 11.08.2022-21:57. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka shtënë në ajër me armë zjarri. Në vendin e ngjarjes është konfiskuar një armë pistoletë me gaz, dy karikator, trembëdhjetë fishekë dhe katër gëzhoja. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme