Vushtrri: Gabimisht djeg sipërfaqen 7-8 hektarësh, policia arreston të dyshuarin

08:52 | 12 Gusht 2022
K.B

Është arrestuar një person pasi gjatë djegies së një zjarri në oborrin e tij, situata i doli jashtë kontrollit dhe shkoi në një sipërfaqe prej 7-8 hektarësh.

Menjëherë pas rastit, zjarrfikësit kanë dalur në vendin e ngjarjes, ku e kanë shuar zjarrin.

Në raportin e policisë thuhet se i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Fsh. Zagori, Vushtrri 11.08.2022 – 13:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë djegies së një zjarri në oborrin e tij, zjarri ka dalë jashtë kontrollit dhe ka djeg një sipërfaqe prej 7-8 hektar barishte. Zjarrfikësit kanë shuar zjarrin. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme