Google ADS

Sahatçiu: 6 muaj sikurse 2 vite, shumë mundësi përpara

07:57 | 12 Gusht 2022
K.B

Donjeta Sahatçiu ka shkruar sonte për rrugëtimin e saj tash e gjashtë muajsh, si nënkryetarja e parë grua e Prishtinës.

Ajo thotë se nuk e kishte kërkuar këtë detyrë as nuk e kishte ëndërruar, por meritat për këtë ia atribuon PDK-së, konkretisht ish kandidatit të këtij subjekti për të parin e kryeqytetit, Uran Ismailit të cilin e quan ”mentor të jashtëzakonshëm”.

”Nuk e besoja që do të ndihem kështu sikurse tash pas 6 muajsh. Ashtu sikurse nuk e shihja veten në këtë rol. Prandaj, mbështetja është përcaktuese. Uran Ismaili, e dije. Je mentor i jashtëzakonshëm.

Eh! Urani e unë, Përparimi e Albani, edhe Albini e Vjosa, nuk do të kishin këtë mundësi të fitoreve e gabimeve pa një platformë politike. Pa një organizatë dhe vizion politik, ne do të vazhdonim punë tona secili/a për shtëpinë e vet.

Prandaj roli im është politik. Ajo çka bëj është politikë. Sepse kjo është politika. E llojllojshme. Jo shabllon. Mund të jetë edhe kështu: e sinqertë, me buzëqeshje e zemër plot.

Partia Demokratike e Kosovës – PDK është stigmë në vete. Njëherit edhe organizata me më së shumti guxim t’provojë e t’mësojë. Me një gjeneratë të re me kompentencë po prapë me vlera atdhedashurie, me më së shumti hapësirë për gra në politikëbërje. Sikurse edhe unë. Me hapësirë për t’qenë vetvetja dhe respekt pafund.

6 muaj sikurse 2 vite. Shumë, po shumë mundësi përpara. Me çika, gra, djem e burra që dojnë’ me punu drejt, pa miza mbas veshi, pa shumë zhurmë”.

Numri 2 i komunës së Prishtinës, përmend një gjë që sipas saj ka tejet rëndësi në arritjen e sukseseve siç potencon ajo.

”Gjithëpërfshirja ka rëndësi! Po e përjetoj vetë çdo ditë

6 muaj nga marrja e detyrës në kryeqytet si nënkryetarja e parë grua. Edhe derisa po e shkruaj këtë fjali, po hezitoj ta pranoj si realitet. Nuk e kërkova, nuk e dëshiroja, nuk e ëndërroja’.

Vazhdoj ta mendoj si nderin më t’madh të jetës time, në emër të dhjetëra grave nga Kosova që me dekada i janë dedikuar luftimit të stigmave dhe fuqizimit të gruas.

Një rrugë e shtruar që unë sot ta përjetoj. Të mësoj çdo ditë e të inspirohem çdo minutë me potencialin që kjo hapësirë më jep. Me hapë zemrën, me bo mirë! Një trashëgimi që gra të tjera të ndërtojnë mbi mua.

Shërbimi im lidhet me titullin e këtij artikulli që Programi USAID paska shpërndarë.

Është themeli i ekzistencës time: Gjithëpërfshirjen. Pafund sfida; nga të gjitha dimensionet e mundshme.

Përplot kritika ndaj vetes. Shumë hapësirë për përmirësim.

Shpesh në dyshime edhe pa vetëbesim, por asnjëherë jashtë kompasit tim moral për çka edhe po arrijnë të më njohin me kohë.

Nuk mundem ta mohoj më që ndihem e përmbushun sepse mundem me tërheqë njerëz rreth vetes, t’i përfshij e shtyj ata. Kam dashni për shërbim që sytë po e tregojnë në çdo aktivitet dhe nuk mund të fshihet”,  është shprehur ajo përmes facebook-ut. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme