Shqiptarët duket se kanë gjetur mënyrën më të shkurtër por jo më efikase, për të marrë leje qëndrimi në Mbretërinë e Bashkuar.
Gazeta Daily Telegraph të cilës i referohet Top Channel shkuan se qytetarët shqiptarë po shfrytësojnë ligjet e “skllavërisë moderne” dhe trafikimit për të shmangur kthimin në atdhe, pasi kalojnë transit në shtetin britanik.
Të dhënat zyrtare të publikuara ditën e sotme nga burime qeveritare, tregojnë se shqiptarët janë tashmë kombësia kryesore me shifra rekord, që pretendojnë se janë viktima të “skllavërisë moderne”, duke tejkaluar shtetasit e Mbretërisë së Bashkuar, referuar Zyrës së Brendhshme britanike për tremujorin e dytë të këtij viti.
1,130 shqiptarë pretendojnë se janë viktima të “skllavërisë moderne”, duke tejkaluar edhe shtetasit e Mbretërisë së Bashkuar. Ata përbëjnë 24 përqind të totalit, duke lënë në vend të tretë Eritreanëtqë përbëjnë një numër prej 293 personash, ose shtatë për qind.
Shifrat vijnë vetëm disa ditë pasi u zbulua se shqiptarët përbënin gati katër në 10 emigrantë që hynë transit në Britani gjatë një periudhe gjashtë javore këtë verë, edhe pse nuk ka luftë në vend.
Ekspertët e Forcave Kufitare besojnë se shqiptarët po pretendojnë se janë viktima të trafikimit dhe skllavërisë moderne për të rritur shanset e tyre për të qëndruar në MB, sepse një përpjekje për të kërkuar azil që vjen nga një vend paqësor nuk ka gjasa të jetë e suksesshme.
Zyrtarët e Agjencisë Kombëtare të Krimit (NCA) thonë se përpjekjet e tyre për të çmontuar shtëpitë e barit të drejtuara nga bandat shqiptare në Mbretërinë e Bashkuar, kanë parë raste të shumta të punëtorëve që pretendojnë se janë viktima të shfrytëzimit, për të shmangur ndjekjen penale dhe dëbimin.
Priti Patel, Sekretarja e Brendshme, po rishikon urgjentisht legjislacionin kundër trafikimit për të mbyllur boshllëkun që po shfrytëzohet nga shqiptarët dhe emigrantët e tjerë si një mënyrë për të qëndruar në MB.
“Statistikat e sotme tregojnë se sa i shfrytëzuar është bërë sistemi. Priti po reformon sistemin për të goditur përfundimisht abuzimin duke mbrojtur viktimat e vërteta.”- tha një burim qeveritar.
Zonja Patel ka emëruar Harish Salve, një avokat dhe një nga ekspertët kryesorë të Britanisë për të drejtën ndërkombëtare publike, për të rishikuar se si funksionon sistemi, me burime që thonë se “legjislacioni do të pasojë”./tch/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...