Ministria e Punëve të Brendshme ka vazhduar afatin e konkursit për pozitën “Zyrtar Administrativ” deri më 15 gusht, pasi që i njëjti konkurs ishte paraparë të jetë i hapur deri më 11 gusht.
Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga MPB, ku konkursi qëndron i hapur për 50 vende të lira në pozitën “Zyrtar Administrativ” ku mes të tjerash kërkohet vetëm diploma e shkollës së mesme dhe shkathtësitë kompjuterike në aplikacione të programeve si Word, Excel, Power Point.
Për këtë pozitë e cila paguhet 423.85 Euro pagë bruto, nuk kërkohet përvojë paraprake.
Bazuar në të dhënat e konkursit, të pranuarit për këtë pozitë do të punojnë në Qendrat për Pajisje me Dokumente dhe Qendrat për Regjistrimin e Automjeteve në Komunat e Kosovës./arbresh.info/
Musliu: Urgjentisht të fillojnë hetimet ndaj drejtorit të RT...
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...