Google ADS

Zjarret në Francë, evakuohen rreth gjashtë mijë njerëz

12:33 | 11 Gusht 2022
A. B.

Mijëra njerëz u evakuuan nga shtëpitë e tyre në Francën jugperëndimore, pasi zjarri pranë qytetit të Bordeaux detyroi largimin e rreth 6 000 njerëzve dhe shkrumboi të paktën gjashtëmbëdhjetë shtëpi.

Një autostradë kryesore u mbyll pasditen e së mërkurës për shkak se ishte afër me zjarrin. Hetuesit në Francë po verifikojnë për të gjetur shkakun e zjarreve, shkruan Euronews.

Ministri i Brendshëm francez Gerald Darmanin njoftoi se më shumë zjarrfikës janë angazhuar për të frenuar zjarret. Në total, më shumë se 1000 zjarrfikës, nëntë avionë dhe dy helikopterë janë mobilizuar.

Darmanin ka thënë se kishte “dyshime të mëdha” se zjarri “është vepër e zjarrvënësve”.

Rajoni i Gironde u godit muajin e kaluar nga zjarre të mëdha që detyruan evakuimin e më shumë se 39,000 njerëzve, përfshirë banorë dhe turistë.

Franca është këtë javë në mes të valës së saj të katërt të të nxehtit të vitit, ndërsa vendi përballet me atë që qeveria paralajmëroi se është thatësira e saj më e keqe në histori. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme