Google ADS

Ditë e zezë për mitrovicasin| 500 euro gjobë, pesë pikë negative dhe ndalim i vozitjes për një vit

11:38 | 11 Gusht 2022
A. B.

Njësia Rajonale e Trafikut në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Jugut, sot gjatë kontrollit të trafikut rrugor në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë përkatësisht në segmentin rrugor në Vushtrri, gjatë matjes së shpejtësisë me radar ka identifikuar një veturë e cila ishte duke zhvilluar shpejtësi prej 106 km/h në zonën urbane ku kufizimi i shpejtësisë është 40 km/h.

Sipas njoftimit thuhet se ndaj kundërvajtësit është shqiptuar gjoba prej 500 euro, pesë (5) pikë negative si dhe masa mbrojtëse-ndalim i drejtimit të mjetit me veprim motorik për një (1) vit.

“Masat ndëshkimore të parapara me ligj, do të vazhdojnë të merren ndaj te gjithë kundërvajtësve të cilët nuk respektojnë rregullat në trafik dhe rrezikojnë sigurinë e pjesëmarrësve në trafikun rrugor”, thuhet në njoftim. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme