Google ADS

Imami Maliqi: Neve s’na ka penguar shamia e Nënë Terezës që është vendosur edhe në Kuvend

11:22 | 11 Gusht 2022
A. B.

Çështja e mbulesës së grave është bërë temë diskutimi kohët e fundit në Kosovë, madje ka nisur edhe një peticion për miratimin e udhëzimit administrativ që lejon bartjen e shamisë në shkolla.

Imami nga Prishtina, Labinot Maliqi ka thënë se myslimanët asnjëherë nuk janë ankuar dhe se nuk u ka penguar shamia e murgeshës shqipare Nënë Tereza që është e vendosur në hollin e Kuvendit të Kosovës.

Ai më tej ka vazhduar duke thënë se disa nga kombet më të fuqishme demokratike, si SHBA-ja, Anglia, Gjermania, Zvicra kanë lejuar bartjen e shamisë në publik.

“Sistemet e mirë rregulluara që i bëjnë të funksionojnë këto shtete të fuqishme, duhet të jenë vërtetë model për Kosovën dhe popullin e saj në shumë aspekte, e veçmas në fushën e të drejtave të njeriut dhe lirive fetare”, shkroi ai në një postim në Facebook. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme