Drejtori i Klinikës së Kardiokirurgjisë, Rifat Brahimaj, ka mohuar pretendimet se kjo klinikë ka marrëveshje me spitale private për operacionet valvulare.
Kjo pasi vëllau i një pacienti të shtrirë, që po pret operimin pretendonte se po i zvarritej operacioni përkundër se kishte dëgjuar se kanë marrëveshje me spitale private.
“Shërbimi I Kardiokirurgjisë nuk ka marrëveshje me spitale private për operacionet valvulare. Operacionet e valvulave kryhen rregullisht në Shërbimin e Kardiokirurgjisë”, deklaroi Brahimaj për arbresh.info.
Arif Nashefci një qytetarë nga Prishtina ka shprehur frustrimin në lidhje me përvojën e fundit në Klinikën e Kardiokirurgjisë. Tash e sa kohë në këtë klinikë thotë se ndodhet në gjendje të rëndë vëllai i tij Nazif Nashefci.
Nashefci thotë se kirurgu që ishte caktuar për operim ka hequr dorë nga operacioni pasi siç thotë ai u duhet një aparat që nuk ekziston në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, e që më herët nuk u është thënë që u nevojitet një aparat i tillë.
“Kirurgu e ka pas mbi vete përgjegjësin për me e përfundu operacionin. Ndërsa, sot ( e martë) në mëngjes më ka telefonuar për një takim urgjent. Ai më tha se pa një aparat që ai po e kërkon nga Drejtori i klinikës, nuk mund ta fus në operim pacientin Nazif Nashefcin, dhe për këtë arsye ai ka hequr dorë nga operacioni”, tha Nashefci për arbresh.info.
Drejtori Brahimaj, është deklaruar edhe në lidhje me këtë çështje.
“Për pacientin në fjalë nga Kardiokirurgu të cilit i është caktuar operacioni është kërkuar defibrillator sinkron (që nuk është i domosdoshëm por i dëshirueshëm)”, deklaroi Brahimaj.
Pavarësisht telasheve duket se këtë javë do t’i bëhet një zgjidhje pacientit Nashefci.
“Operacioni do të kryhet nga ndonjë Kardiokirurg tjetër ose nga unë personalisht këtë javë”, deklaroi Brahimaj për arbresh.info.
Pacienti Nazif Nashefci, 49 vjeçarë, ka qëndruar fillimisht në Klinikën Intensive për gjashtë javë dhe tani është në pritje që të operohet nga valvulet./Ejona Hyseni/arbresh.info/
IKD organizon konferencë për ligjin e pagave në sektorin pub...
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Media spanjolle “La Vanguardia”: Zbuloni Beratin, qytetin pë...
Komisionet parlamentare vazhdojnë shqyrtimin e ligjit për bu...
Parashikimi i motit për sot
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...