Google ADS

Kurti dhe Vuçiq thuhet se do ta nënshkruajnë një deklaratë të përbashkët për të pagjeturit

08:35 | 11 Gusht 2022
A. B.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq do të takohen më 18 gusht në Bruksel. Në takim duhet ta nënshkruajnë një deklaratë të përbashkët për zgjidhjen e çështjes së personave të pagjetur në Kosovë, mëson mediumi opozitar serb, Nova.rs.

Sipas këtij mediumi, teksti i deklaratës është dakorduar në masë të madhe dhe pritet momenti që të nënshkruhet. Për opinionin ende nuk dihet qëllimi zyrtar i takimit Kurti – Vuçiq.

Pala serbe pret që të diskutohet për vendimet e Kosovës për dokumentin për hyrje dhe për konvertimin e targave në RKS, por për Qeverinë e Kosovës kjo çështje është e mbyllur.

Nova.rs shkruan se deklarata që Kurti dhe Vuçiq thuhet se do ta nënshkruajnë në Bruksel do ta mbështeste procesin e gjetjes së personave të zhdukur dhe zbardhjes së fateve të tyre.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme