Ushtria e Kinës ka “kryer detyra të ndryshme” rreth Tajvanit, por do të vazhdojë me patrullimet e përditshme, njoftoi sot Pekini zyrtar, duke sinjalizuar një fund të mundshëm të stërvitjeve rreth ishullit të këtij shteti aziatik.
E zemëruar nga vizita e kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA, Nancy Pelosi në Tajvan javën e kaluar, Kina ka kryer stërvitjet më të mëdha ushtarake deri më tani rreth ishullit që e konsideron territorin e saj.
Stërvitjet përfshinin lëshime raketash balistike, disa prej të cilave fluturuan mbi kryeqytetin Taipei dhe simuluan sulme detare dhe ajrore. /euronews.al/
Kënga që Liam Payne incizoi para vdekjes nuk do të publikohe...
Gërvalla sot e përfaqëson Kosovën në Këshillin e Sigurimit t...
Përfshihet nga zjarri një stallë në Korçë, humb jetën një pe...
Drejtori i AKI-së sot raporton në Komisioni për Mbikëqyrjen ...
Trupat koreanoveriore mund të jenë “shënjestër” ...
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj