Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, deklaroi se lufta në vendin e tij filloi me pushtimin nga Rusia të gadishullit të Krimesë dhe duhet të përfundojë me çlirimin e Krimesë.
“Sot është e pamundur të thuhet se kur do të ndodhë kjo. Por ne po i shtojmë vazhdimisht komponentët e nevojshëm formulës për çlirimin e Krimesë,” tha Zelensky në fjalimin e tij të natës.
Më herët, të martën, shpërthime të fuqishme tronditën një bazë ajrore ruse në Krime dhe dërguan re të larta tymi mbi peizazhin, gjë që mund të shënojë një përshkallëzim të luftës në Ukrainë, shkruan AP, transmeton Klankosova.tv.
Të paktën një person u vra dhe disa të tjerë u plagosën, thanë autoritetet.
Ministria ruse e Mbrojtjes mohoi se baza Saki në Detin e Zi ishte granatuar dhe tha se municionet ishin hedhur në erë atje.
Por rrjetet sociale ukrainase ishin të mbushura me spekulime se ajo u godit nga raketa me rreze të gjatë veprimi të lëshuar nga Ukraina.
Zelensky të martën njoftoi gjithashtu se Samiti i Platformës së Krimesë do të mbahej përsëri më vonë këtë vit dhe se përgatitjet tashmë ishin duke u zhvilluar.
Samiti u organizua nga Ukraina vitin e kaluar për të rritur presionin ndaj Rusisë lidhur me aneksimin e Krimesë në vitin 2014, i cili është denoncuar si i paligjshëm nga shumica e botës.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...