Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se historia shqiptare është histori e sakrificës dhe heroizmit, duke kujtuar dëshmorët e lirisë.
“Historia shqiptare është histori sakrifice e heroizmi. 9 dhe 10 gushti i vitit 1998, ishte dëshmitar i trimërisë së luftëtarëve të pashoq të Zonës Operative të Dukagjinit, Bekim Berisha – Abeja, Bedri Shala, Elton Zherka, Përmet Vula, Sokol Sejfijaj e Jusuf Kelmendi”, ka shkruar Haradinaj në facebook.
“Gjithashtu, po atë ditë, jehoi pushka çlirimtare e luftëtarëve të lirisë, Agim Bajrami – Zefi, Xheladin Kurtaj e Besnik Begunca, në Zonën Operative të Nerodimes”, ka shtuar ai.
Haradinaj tha se ata ishin luftëtarë të pashoq, trima e atdhetarë, që para jetës së tyre e vendosën lirinë e atdheut të pushtuar.
“Ky heroizëm, frymëzon dhe formëson brezat, motivon për atdheun e fortë”, ka përfunduar ai. /arbresh.info/
Gresa, Leos: Me Lelën shkon drejt humnerës
Hyundai ka një shef të ri
Asllani: Jemi të lumtur për pikën, sigurisht do luajmë me Uk...
Shtatë mënyra që ta zgjidhni problemin me flokët e yndyrshme
Sulmi në zemër: A guxoni të hani vezë nëse keni kolesterolin...
Gjendet pothuajse kudo dhe lufton edhe kundër kancerit