Google ADS

​Komandanti i KFOR’it flet me Kostakoglun për situatën e sigurisë në Kosovë

14:42 | 10 Gusht 2022
A. B.

KFOR-i ka njoftuar se komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor Ferenc Kajari priti në takim komandantin e Trupave Shpejtë të Dislokueshme të NATO-s në Greqi, gjenerallejtënant Sotirios Kostakoglu në Camp Film City.

Gjenerali Kajari shprehu vlerësimin e tij për përkushtimin dhe profesionalizmin e ushtarëve grekë në kuadër të KFOR-it.

“Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor Ferenc Kajari priti në takim komandantin e Trupave Shpejtë të Dislokueshme të NATO-s në Greqi, gjenerallejtënant Sotirios Kostakoglu në Camp Film City, në Shtabin e KFOR-it në Prishtinë. Gjatë bisedimeve të tyre, komandanti i KFOR-it informoi për aktivitetet e KFOR-it dhe diskutoi për situatën e përgjithshme të sigurisë në Kosovë. Gjenerali Kajari shprehu vlerësimin e tij për përkushtimin dhe profesionalizmin e ushtarëve grekë në kuadër të KFOR-it”, thuhet në njoftim. /arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme