Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e 92-të me radhë, në të cilën ka miratuar 17 vendime.
Miratimin e kabinetit qeveritar e ka marrë vendimi për ndarjen e 40 milionë eurove për mbështetjen e ndërmarrjeve publike dhe 600 mijë eurove për mbështetjen e prodhuesve vendor.
Lidhur me zbatimin e Pakos së Ringjalljes Ekonomike, janë miratuar plotësim ndryshime, me të cilat shuma e përgjithshme e ndarë për masën e mbështetjes së likuiditetit familjar, është 7 milionë e katërqind mijë euro.
Janë rialokuar 1.080.768 euro në Ministrinë e Administratës të Pushtetit Lokal, për zbatimin e projekteve kapitale në përputhje me shtatë marrëveshjet e mirëkuptimit për projektet kapitale të nënshkruara nga Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal dhe kryetarët e komunave: Klinë, Gjilan, Obiliq, Podujevë, Shtime, Istog dhe Kamenicë.
Me qëllim të kthimit të ligjshmërisë, kabineti qeveritar ka shfuqizuar 17 vendime të mëparshme, për tërheqjen nga procesi i privatizimit dhe kthimin e pronave të administruara nga Agjencia Kosovare e Privatizimit te komunat Prizren, Klinë, Malishevë, Skenderaj, Podujevë, Ferizaj, Kaçanik, Shtërpcë, Istog, Pejë, Graçanicë, Zveçan, Vushtrri, Mitrovicë Veriore, Ranillug dhe Kllokot.
Qeveria në mbledhjen e sotme ka miratuar vendimin për caktimin e zonave të mbrojtura sanitare dhe masat e tyre mbrojtëse të burimit ujorë nëntokësor që përdoret për pije – “Puset e Konjuhit” në Komunën e Lipjanit. Qëllimi i përcaktimit të zonave të mbrojtura sanitare është që të mbrojë burimet e ujit nëntokësor – “Puset Konjuh”, Komuna Lipjanit, nga ndikimet negative të cilat mund të dëmtojnë gjendjen normale dhe të qëndrueshme të ujit nga aspekti i cilësisë dhe sasisë.
Është miratuar Udhëzimi Administrativ për funksionimin e Ekipit për të Drejtat e Fëmijëve.
Për shënimin e 25 vjetorit të vdekjes së humanistes shqiptare Nënë Terezës, Qeveria ka themeluar Këshillin organizativ për këtë përvjetor.
Qeveria ka emëruar bordet e drejtorëve në katër (4) ndërmarrje publike qendrore:
· Ndërmarrjen Publike Qendrore “Ndërmarrja Publike “Hekurudhat e Kosovës – Trainkos Sh.A”;
· Kompaninë Rajonale e Ujësjellësit Hidroregjioni Jugor, Sh.A. Prizren;
· Kompaninë Rajonale të Ujitjes Radoniqi-Dukagjini, Sh.A. Gjakovë; dhe
· Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit Bifurkacioni, Sh.A. Ferizaj.
Po ashtu, është miratuar vendimi për shkarkimin e bordit të drejtorëve të ndërmarrjes publike “Infrastruktura e Hekurudhave të Kosovës – Infrakos” Sh.A. dhe emërimin e bordit të përkohshëm të drejtorëve të kësaj ndërmarrje.
Janë miratuar dy vendime për t’i kërkuar Presidentes së Republikës së Kosovës dhënien e autorizimit për zëvendëskryeministrin e parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, për nënshkrimin e Marrëveshjes Financiare për IPA 2021, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian, dhe nënshkrimin e Amendamentit 2 të Marrëveshjes Financiare IPA 2018 ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian.
Në mbledhje, kabineti qeveritar është informuar për zbatimin e Programit Kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim – Asociimit (PKZMSA) gjatë periudhës prill – qershor 2022, si dhe me Raportin e vlerësimit të ligjshmërisë së akteve të Kuvendeve të Komunave për periudhën janar-qershor 2022.
Pas shqyrtimit është aprovuar edhe Raporti i punës i Këshillit të Kosovës për Raportim Financiar për periudhën korrik 2021 – qershor 2022. /arbresh.info/
Jaha: Më 9 shkurt LDK-ja do të rikthehet si partia e parë në...
Katër vitamina dhe minerale të nevojshme për çdo shqiptar
“E di që do të na mungoj”, Arioni flet i përlotur pas largim...
Francë/ Teleferiku përplas stacionin e mbërritjes, 8 persona...
Gresa, Sara dhe Ana hamendësojnë për arsyen e daljes së Dian...
Kura kundër kolesterolit dhe dhimbjes së kyçeve, ja si ta pë...