Dua Lipa e pandalshme, e pyet Tiranën a është gati për “Sunny Hill”?

12:07 | 10 Gusht 2022
A. B.

Atmosfera e këndshme që u krijua në festivalin “Sunny Hill” që u mbajt për katër ditë në Prishtinë do të vijojë dhe në Tiranë.

Festivali i organizuar nga babai i Dua Lipës, Dukagjini do të mbahet në fund të muajit, në datat 26, 27 dhe 28 në kryeqytetin e Shqipërisë.

Ka qenë këngëtarja shqiptare me famë botërore, e cila ka shpërndarë postimin e faqes zyrtare të festivalet ku thuhet:

“Tirana a jeni gati?”

Kujtojmë që në Kosovë interpretuan shumë yje të njohur, mes të cilëve dhe artisti i famshëm latin, J Balvin. /arbresh.info/


 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme