Reperi Kanye West, 45 vjeç, ishte i emocionuar kur dëgjoi lajmin për ndarjen e ish-bashkëshortes së tij Kim Kardashian, 41 vjeç, nga komediani Pete Davidson, 28 vjeç, pas 9 muajsh lidhje.
Sipas The Sun, reperi, i cili ka katër fëmijë me Kim, me të cilën ishte i martuar midis 2014 dhe 2021 – planifikon të shfrytëzojë rastin për të rifituar zemrën e saj dhe ta bindë atë të anulojë divorcin e tyre.
“Kjo ndarje po e bën Kanye-n të përpiqet edhe më shumë për ta rikthyer Kim-in dhe për ta bërë atë të anulojë divorcin”, tha një burim. “Ai i ka thënë Kimit për muaj të tërë se ajo dhe Pete nuk ishin të destinuar të qendronin bashkë.”
Që kur Kim dhe Pete njoftuan publikun për lidhjen e tyre në tetor 2021, Kanye West ka bërë një sërë deklaratash të bujshme duke kritikuar marrëdhënien e tyre. “Ndërsa Kanye nuk është fansi më i madh i Pete, ai është fokusuar në intervistat e fundit për t’i treguar Kimit se ata ishin të pajtueshëm dhe se formonin një familje solide”, shtoi burimi.
Fundi i lidhjes mes Kim dhe Pete u njoftua të premten e kaluar, më 5 gusht, dhe lidhej me orarin e komplikuar të punës së dy yjeve, gjë që e bëri shumë të gjatë distancën mes të dashurve të dikurshëm, zbuloi Daily Mail. /arbresh.info/
Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona
Urdhri për zhdëmtimin e viktimave në çështjen gjyqësore të P...
Barcelona ka një plan të qartë për Gyokeres, ta transferojë ...
Më 3 dhjetor mbahet ankandi i letrave me vlerë për vitin 202...
Vetura përplas për vdekje një 80-vjeçar në Malësi të Madhe
Shifrat e INSTAT: Mbi 761 mijë turistë të huaj në tetor