Ka vdekur një person dje në fshatin Burnicë të Gjilanit pasi që është rrëzuar një dru dhe e ka goditur, raporton Policia e Kosovës.
Sipas Policise, viktima ka qenë duke ngarkuar dru në rimorkion e traktorit dhe si pasoj e erës së fortë është rrëzuar një dru dhe e ka goditur viktimën duke i shkaktuar plagë vdekje-prurëse.
Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion
“Fsh. Burincë, Gjilan 09.08.2022-16:45. Është raportuar se viktima mashkull kosovar derisa ka qenë duke ngarkuar dru në rimorkion e traktorit, si pasojë e erës së fortë është rrëzuar një dru me ç’rast e ka goditur viktimën duke i shkaktuar lëndime vdekje-prurës. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të PK./arbresh.info/
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...
Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, lë...
Hoti: Të fokusohemi në ekonominë e vendit, është humbur shum...
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...