Google ADS

Moti sot në Shqipëri

08:22 | 10 Gusht 2022
E.H

Moti në Shqipëri parashikohet fillimisht i kthjellët dhe prej orëve të mesditës deri ato të pasdites, do të ketë shtim vranësirash mesatare deri të dendura.

Këto vranësira në relievet kodrinore-malore, do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët.

Lokalisht parashikohet që reshjet edhe në formën e shtrëngatave apo stuhive do të shoqërohen edhe me shkarkesa elektrike.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi 1-10 m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare si dhe zonat luginore fiton shpejtësi deri në 10-15 m/s. Valëzimi i forcës 1-2 ballë./tch/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme