Berisha: Janë 300 mijë ton naftë që kontrabandohen

22:15 | 9 Gusht 2022
Trina Galanxhi

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka zhvilluar një takim me ekspertë ku si fokus bisede ka çmimet e larta në vend. Gjatë fjalës së ti Berisha tha se janë 300 mijë ton naftë që kontrabandohen.

Sipas tij kjo kontrabandë e naftës ka mbulesë të plotë nga qeveria por sipas Berishës në rast se do të luftonim këtë kontrabandë do të përgjysmonim barrën fiskale.

“Janë 300 mijë ton naftë që kontrabandohen. Po si kontrabandohen? Qeveria. Nafta nuk është kokainë që të futet në arka të bananeve. Ka pronarë tre peshkjarexhe që bëjnë vetëm kontrabanda të naftës dhe që thuhet se takohet periodikisht me kryeministrin. Nuk mund të ketë kontrabandë nafte të tillë pa një mbulesë të plotë të qeverisë. Dhe në qoftë se ne do të luftonim këtë kontrabandë do të përgjysmonim barrën fiskale. Unë këto desha të theksoj dhe të dëgjoj mendimet tuaja pasi ëhstë një sector kritik për për buxhetet familjare për ekonominë për biznesin dhe për bizneset në tërësi”, tha Berisha./lapsi/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme