Kurti takon përfaqësuesit e FSShK-së: Flasin për përmirësimin e pozicionit të punonjësve shëndetësorë

19:33 | 9 Gusht 2022
A Z

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka pritur në takim përfaqësuesit e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ku kanë biseduar për bashkëpunim në përmirësimin e pozicionit të punonjësve shëndetësorë përmes dialogut social.

Në takimin e përbashkët me Ministrin e Shëndetësisë, Rifat Latifi dhe Zëvendësministren Dafina Gexha Bunjaku, u theksua përkrahja dhe gatishmëria e Qeverisë për thellim dhe zgjerim të bashkëpunimit me FSShK-në.

Përfaqësuesit e FSShK-së e njoftuan Kryeministrin me sfidat të cilat përballen profesionistët shëndetësorë në punën e përditshme.

Në një kumtesë nga Zyra e Kryeministrit thuhet se në këtë takim u dakorduan që komunikimi do të jetë i vazhdueshëm, me qëllim të ngritjes së nivelit të shërbimeve shëndetësore dhe sigurimit të punës me dinjitet për profesionistët shëndetësorë./arbresh.info/

Të ngjashme