Google ADS

Gjobitet burri nga Vlora që tërhoqi qenin zvarrë me veturë

17:37 | 9 Gusht 2022
A Z

Një 55 vjeçar nga Vlora është gjobitur nga Policia e Shtetit në Shqipëri pasi gjatë ditë i janë publikuar pamjet teksa tërhiqte zvarrë me makinën e tij një qen.

Strukturat e Komisariatit të Policisë në Vlorë arritin të identifikojnë Sh.H, 55 vjeçar, banues në Vlorë.

Në vijim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin Sh. H., për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshëve”. Gjithashtu, ky shtetas është ndëshkuar nga Policia Rrugore, me masë administrative 62.000 lekë të rinj, në bazë të dispozitave të Kodit Rrugor, për shkeljen e neneve 15, 191, 79 dhe 182./TCH

Lexo edhe:

Monstra vlonjate lidh qenin tek makina dhe e tërheq zvarrë në rrugë, video tronditëse

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme