Bordi i Transparencës në Shqipëri vendosi pas mbledhjes së zhvilluar këtë të martë, që çmimi i shitjes me pakicë i naftës të jetë jo më shumë se 204 lekë [1.72 euro] për litër, në krahasim me 220 lekë [1.86 euro] që ishte më parë.
Benzina do të shitet me çmimin 200 lekë [1.69 euro] për litër, ndërsa gazi me çmim 80 lekë [0.68 euro] për litër.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot më 9 gusht në orën 18:00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
Bordi thekson se i përmbahet me përpikëri lëvizjes së bursës Plats të Mesdheut për gazoilin, benzinën, si dhe faturave zyrtare të operatorëve. /Tch
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...