Reagon Grenell pas bastisjes në pronat e Trumpit

11:09 | 9 Gusht 2022
arbresh.info

Richard Grenell, ish-emisari amerikan për dialogun Kosovë dhe Serbi dhe ish-ambasador në Gjerman ka reaguar pasi FBI-ja e ka bastisur shtëpinë e ish-presidentit amerikan, Donald Trump.

“Trump është më i fortë se kurrë më parë”, ka shkruar Grenell në Twitter, të martën.

Mediumi amerikan CNN ka publikuar disa imazhe ku ish-presidenti amerikan Donald Trump ka shqyer dokumente dhe letra e më pas i ka hedhur në toalet e të cilat mbajnë dorëshkrimin e tij.

FBI ekzekutoi një urdhër kontrolli të hënën në resortin Mar-a-Lago të Donald Trump në Palm Beach, Florida, si pjesë e një hetimi për trajtimin e dokumenteve presidenciale, duke përfshirë dokumente të klasifikuara, që mund të jenë dërguar atje./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme