Deçan, i mituri ther me thikë bashkëmoshatarin

09:20 | 9 Gusht 2022
E.H

Është arrestuar një i mitur në fshatin Shaptej të Deçanit pasi që me thikë ka therur disa herë një të mitur, raporton Policia e Kosovës.

Sipas Policisë, viktima ka pranuar tretman mjekësor.

Ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Fsh. Shaptej, Deçan 08.08.2022 – 14:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i mitur, pasi që me një mjetë të mprehtë (thikë) kishte therur disa herë viktimën mashkull kosovar i mitur. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme