Tentoi ta mashtronte policinë, arrestohet punëtori i postës së shpejt

09:08 | 9 Gusht 2022
E.H

Një punëtorë i postës së shpejt në Obiliq, është arrestuar pasi bërë një lajmërim të rremë në polici, raporton Policia e Kosovës.

Sipas Policisë, i dyshuari ka raportuar se derisa ka qenë në veturë, dy perona të panjohur të maskuar, nën kërcënimin e armës i kanë grabitur 970 euro dhe janë larguar në drejtim të panjohur.

Pas hetimeve është vërtetuar se ankuesi ka inskenuar rastin, dhe i njëjti është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje

“Fsh. Mazgit, Obiliq 08.08.2022 – 09:26. Ankuesi mashkull kosovar punëtor i postës së shpejt, ka raportuar se derisa ka qenë me veturë dy persona të panjohur të maskuar, nën kërcënimin e armës, i kanë grabitur një shumë parsh prej 970€ dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Pas hetimeve është vërtetuar se ankuesi ka inskenuar rastin, ku i njëjti është arrestuar dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme