Google ADS

Tentoi ta rrëmbente një grua në Prishtinë, policia në kërkim të të dyshuarit

08:53 | 9 Gusht 2022
E.H

Një person ka tentuar ta rrëmbej një grua dje në Prishtinë , raporton Policia e Kosovës.

Sipas Policisë, viktima ka thënë se i dyshuari ka tentuar me forcë ta fusë në veturë.

Pasi kanë ardhur babai dhe vëllai i viktimës, i dyshuari me pistoletë i kishte kërcënuar dhe më pas ishte larguar.

I dyshuari gjendet në arrati

“Rr. Çeta e Llapit, Prishtinë 08.08.2022 – 15:35. Viktima femër kosovare ka informuar se i dyshuari mashkull kosovar, ka tentuar me forcë të futë në veturë. Pasi kanë ardhur babai dhe vëllai i viktimës, i dyshuari me pistoletë i kishte kërcënuar dhe më pas ishte larguar. I dyshuari gjendet në arrati”, thuhet në raportin e PK./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme