Google ADS

Konfiskohet një armë në një aheng familjar në Vushtrri

08:43 | 9 Gusht 2022
K.B

Mbrëmë rreth orës 23:00, në Stacionin Policor në Vushtrri është raportuar për të shtëna me armë zjarri.

Me të pranuar informacionin janë ndërmarrë veprime policore, ku pas një kohe të shkurtër në rrugën ,,Ana Lin ” në Vushtrri është identifikuar vendi ku në një aheng familjar ishin dëgjuar të shtënat, në cilësi të provave materiale është konfiskuar një armë e shkurt e llojit pistoletë dhe gjashtë gëzhoja.

Në cilësi të të dyshuarit është intervistuar Xh. A.,66 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili dyshohet se ka shtënë me armë.

Pas intervistimit me urdhër të prokurorit të rastit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndaj tij është iniciuar rast për veprat penale ‘’Mbajtje në pronësi, kontroll apo në posedim të paautorizuar të armëve” dhe ’’Përdorim i armës’’. /arbresh.info/

Të ngjashme