Këngëtarja Britney Spears së fundmi ka reaguar pas deklaratës së ish-bashkëshortit të saj, Kevin Federline se ajo nuk është takuar me djemtë adoleshentë për muaj të tërë.
Kujtojmë se në një intervistë të dhënë së fundmi, Kevin tregoi se si djemtë e tyre kishin vendosur që të mos e takonin të ëmën. Preston dhe Jayden zgjodhën gjithashtu që të mos merrnin pjesë në dasmën e nënës së tyre me Sam Asghari këtë pranverë, pasi ylli 40-vjeçar dominonte titujt kryesorë dhe postonte shpesh foto të zhveshura të saj në internet.
Ka disa muaj që nuk e kanë parë. Ata vendosën të mos shkonin në dasmën e saj.
Pas kësaj deklarate, ikona e muzikës ka reaguar përmes një postimi duke thënë se ndihet keq nga ky veprim pasi ajo iu ka dhënë gjithçka dy djemve të saj.
Trishtohem kur dëgjoj që ish-bashkëshorti im ka vendosur të diskutojë për marrëdhënien mes meje dhe fëmijëve të mi. Siç e dimë të gjithë, të rrisësh djemtë adoleshentë nuk është kurrë e lehtë për askënd. Më shqetëson fakti se arsyeja ka të bëjë me Instagramin tim. Ishte shumë kohë përpara Instagramit.
Ky ishte reagimi i Spears e cila u mundua që të hidhte poshtë deklaratën e ish-burrit të saj në lidhje me pjesën se fëmijët janë distancuar nga e ëma për shkak të fotove nudo që ajo poston shpesh në rrjete sociale.
Rikujtojmë gjithashtu se Britney Spears dhe i dashuri i saj 28-vjeçar kurorëzuan në martesë dashurinë e tyre pak javë më parë. Sam Asghari ka folur së fundmi për martesën me yllin e pop-it. Në një intervistë për ‘Good Morning America’, aktori foli për mënyrën se si ai dhe Spears po e shijojnë të qenit burrë e grua, duke zbuluar se ende nuk është mësuar me këtë status të ri./ Top Albania Radio
IKD organizon konferencë për ligjin e pagave në sektorin pub...
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Media spanjolle “La Vanguardia”: Zbuloni Beratin, qytetin pë...
Komisionet parlamentare vazhdojnë shqyrtimin e ligjit për bu...
Parashikimi i motit për sot
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...